Kush janë njësia speciale ‘Legjioni i të Huajve’ që u fut në Kiev

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës, ka bërë të ditur se tashmë ka krijuar një njësi speciale të quajtur Legjioni Ndërkombëtar, në këtë njësi raportohet se bëjnë pjesë 20 mijë vullnetar nga 52 vende të ndryshme.

E sipas reporterit ukrainas Ilya Ponomarenko, luftëtarët vullnetarë të huaj kanë hyrë tashmë në Betejën për Kiev. Ai ka postuar një fotografi të një grupi të tyre nga fronti.

Ndërsa me herët është raportuar për vullnetar nga Britania e Madhe, ku dailymail ka publikuar video të dy vullnetarëve Mike dhe Alex të cilët kanë shërbyer edhe në Afganistan si ndihmës mjekë.

Të dy kanë mbërritur në pikën kufitare polake më herët ndërsa shihen duke kërkuar transport për në Lviv për t’u bashkuar në luftën kundër pushtimit rus.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës thotë se ka krijuar një njësi speciale – Legjioni Ndërkombëtar – i cili tashmë ka filluar të kryejë misione luftarake për të kundërshtuar agresionin rus.

Ndërsa janë më shumë se 20.000 vullnetarë dhe veteranë gjithsej nga 52 vende kanë shprehur dëshirën për t’u bashkuar, sipas gjeneral brigade Kyrylo Budanov, komandant i Drejtorisë kryesore të Inteligjencës të Ministrisë që do të drejtojë këtë legjion.

Burdanov shprehu mirënjohjen e tij për luftëtarët dhe tha se ata janë kryesisht luftëtarë me përvojë që kanë marrë pjesë në shumë fushata paqeruajtëse në mbarë botën.

“Çdo ndihmë ia vlen peshën e saj në ar,” tha ai, transmeton CNN.

Në Kiev tashmë ka nisur bombardim i ashpër i rusëve përsëri në mbrëmje dhe sipas Ponomarenko bëhet fjalë për sistemin rus raketor Iskander.

Gjithashtu, Pentagoni ka shtuar se që nga e hëna e kësaj jave besohet se Rusia ka futur gati 100 % të trupave të përgatitura për pushtimin e Ukrainës.