Ahmeti: S’kam kohë të merrem me Apasievin, partia e tij është kundër themeleve të shtetit tonë (Video)

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka refuzuar të komentoj shkrimet që ka bërë në Facebook, kreu i “Levicës” Dimitar Apasiev, duke thënë se nuk ka kohë të merret me të, shkruan gazeta LAJM. Ahmeti, më tej ka thënë se “Levica” është parti që po punon kundër themeleve dhe ardhmërisë së Maqedonisë së Veriut.

Një ditë më parë, kryetari i së “Levicës”, Dimitar Apasiev, i’u kundërpërgjigj kreut të ASH-së Ziadin Sela, i cili e porositi atë që të fillojë një kurs për mësimin e gjuhës shqipe dhe bashkë me Ali Ahmetin t’ia krishin një kënge për Enver Hoxhën.

“Vërtet… Sa e fortë do të ishte që unë dhe komandant Aliu së bashku të këndonim një këngë shqipe për Enver Hoxhën, dhe Ziadin Sela, Skender Rexhepi dhe Kastrioti të ishin në publik. (Thjesht kam frikë se Menduhi do të na përplaset nga diku, që të na e prishë gjithë emisionin)”, ka shkruar Apasiev në Facebook.