Manuel Locatelli pozitiv me COVID-19

Juventus ka treguar se mesfushori Manuel Locatelli ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.

“Zonja e Vjetër” përmes një komunikate zyrtare në media konfirmoi që italiani ka dal pozitiv në analizat e fundit dhe tashmë është izoluar, përcjellë lajmi.net.

“Juventus njofton se Manuel Locatelli ka dal pozitiv në analizat e COVID-19. Lojtari në marrëveshje me autoritetet lokale tashmë është vendosur në izolim”, shkruhet në komunikatë.

 

Ndërkohë, Locatelli këtë edicion ka zhvilluar 38 ndeshje në të gjitha garat, duke kontribuar me tre gola dhe pesë asistime.