Ahmeti i ftuar nga ambasadori italian dhe ai suedez me rastin e ditëve nacionale të dy vendeve mike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ishte mysafir i ambasadorëve Sh.T.Z. Ola Solström dhe Sh.T.Z. Paolo Palminteri, në pritjet e organizuara me rastin e ditëve nacionale të dy vendeve mike dhe partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj evropian, Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Italisë, shkruan Top24

 

 

Ali Ahmeti

 

 

Me ftesë të Sh.T.Z. Ola Solström dhe Sh.T.Z. Paolo Palminteri, pata kënaqësinë të marr pjesë në pritjet e organizuara me rastin e ditëve nacionale të dy vendeve mike dhe partnere të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugëtimin e saj evropian, Mbretërisë së Suedisë dhe Republikës së Italisë.

Me këtë rast, përcolla urimet e mia për qytetarët e këtyre dy shteteve, duke vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme që Suedia dhe Italia i kanë dhënë vendit tonë në proceset demokratike, integruese dhe zhvillimore.