Adelina Tahiri sot feston ditëlindjen e 30-të

Dhe Adelina Tahiri sot mbush plot 30 vite. Kujtojmë se, artistja shqiptare ka vite që është pjesë e skenës muzikore derisa ka realizuar projekte të shumta duke qëndruar besnike ndaj publikut, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, pas martesës me avokatin e njohur Serjozha Markov ajo i është përkushtuar më shumë familje teksa është bërë edhe nënë e një djali.

Projekti i fundit muzikor i Adelina Tahirit është lansuar vitin e kaluar në muajin qershor.

“Përgjithmonë”, mban titullin kënga e lansuar të cilën mund ta dëgjoni në platforma sociale./Lajmi.net/