Abetarja e Kumanovës i dhurohet ministrit Hysni Ismaili

Me rastin e festës së arsimit shqip, 7 marsi, ministri i kulturës Hysni Ismaili qëndroi në Kumanovë.
Në Kumanovë u mbajt një tribunë shkencore ku u prezantuan punime shkencore nga figura të rëndësishme akademike. U fol për gjetjen më të re, Abetaren e Kumanovës.
Në fund të ngjarjes në mënyrë solemne ministrit të kulturës Hysni Ismaili iu dhurua abetarja e Kumanovës.
Përndryshe ky aktivitet kulturor më rëndësi jetike për shqiptarët e Kumanovës u përkrah nga ministri Hysni Ismaili si dhe ministria e kulturës.