A vlen karantina edhe për Likovën, apo vetëm për Kumanovën?

Pas shpalljes së karantinës së plotë nga Qeveria për Kumanovëm, në redaksinë tonë kanë arritur pyetje nga shumë lexues të cilët kërkojnë sqarime plotësuese. Pyetjet kryesisht vijnë nga banorë të komunës së Likovës, të cilët pyesin nëse kufizimi për dalje nga shtëpia prej sot në ora 21 deri në ora 05 të hënën, vlen edhe për komunën e tyre, ose jo. Gazeta Lajm ka kërkuar sqarim nga autoritet prej ku theksojnë se kufizimi vlen vetëm për Kumanovën dhe fshatrat që janë në këtë komunë, si Rramanlia, Llopati, Konjara, Vojnoviqi, Tabanoci. etj, por jo edhe për fshatrat e Likovës ose Nagoriçit të Vjetër, komuna që kanë dalur nga Kumanova. Autoritetet rikujtojnë se prej sonte ora 21 deri të hënën në ora t të mëngjesit ndalohet hyrje dalja e banorëve nga komuna tjera në Kumanovë, duke përfshi edhe prej fshatrave të Likovës, me perjashtim të atyre që kanë leje për lëvizje gjatë orës policore dhe rasteve eventuale që mund të kenë nevojë urgjente për ndihmë mjekësore në spitalin e Kumanovës. Gjendja e jashtëzakonshme në Kumanovë u shpall sot shkaku se nga 46 raste të reja me COVID 19 në Maqedoni, gjysma janë nga Kumanova. Fatmirësisht në komunën e Likovës siç marim vesh ende nuk është shënuar asnjë rast.