Rama: Sot kemi 27 pozitivë! Kemi hyrë në zonën e zjarrit

Kryeministri shqiptar Edi Rama, teksa konfirmon 27 të prekur nga koronavirusi në Shqipëri, shkruan se tashmë kemi hyrë në zonën e zjarrit.

Ai u bën thirrje të gjithë qytetarëve të vijojnë të qëndrojnë në shtëpi dhe të zbatojnë rregullat, ndërsa bashkëngjitur ka postuar një video me pamje të rënda nga Irani.

“Sot, kur shumë prej jush kanë filluar të mendojnë shumë gabimisht se e keqja tanimë s’është rreziku i vdekjeve masive, po mbyllja në shtëpi hallet ekonomike, jam i detyruar t’ju jap këtë video rrëqethëse që ta shikoni si do kishim përfunduar, po të mos ishim futur më shpejt se të tjerët në mbrojtje, por edhe se si, mos e dhëntë zoti, mund të përfundojmë nëse për mustaqet e Çelos hapim jo shumë, po pak vrima në barrikadat tona!”.