A po fshehen gjurmët e projektit “Skopje 2014”? Kërkohet falimentim i kompanisë që fitoi miliona në këtë projekt!

Është inicuar procedurë paraprake për hetim të kushteve për hapjen e procedurës ndaj RZH Institut SHA-Shkup, njoftoi sot kjo shoqatë aksionare. Seanca është caktuar më 20 prill të këtij viti.
RZH Institut prodhon legura alumini, pjesë, skulptura artistike nga bronci, mesingu, alumin, poliesteri, dyell, pastaj këmbana dhe pajisje tjera për kisha, materiale të rezistueshme ndaj zjarrit për industrinë e çelikut, kandelabre dhe pajisje urbane, shkruan Faktor.
Ajo është formuar në kuadër të gjigantit të dikurshëm industrial “Minierat dhe Shkritoret – Shkup”.
Në vitin 1997 RXH Instituti është transferuar në shoqatë aksionare, kurse nga shkurti i vitit 2001 është privatizuar tërësisht, transmeton gazeta Lajm.
Nuk tregohet se kush e kërkon falimentimin e saj. RZH Instituti ka shkrirë në bronc një pjesë të skulpturave të projekti qindra milionë euro “Skopje 2014”, respektivisht sipas disa analizave, kjo shoqatë aksionare kishte marrëveshje milionëshe me qytetin e Shkupit dhe komunën Qendër për objektet e këtij projekti.