Kyçyuk: Maqedonia e Veriut në rrugë të mirë, tash pritet hapi i BE-së

Maqedonia e Veriut ka arritur përparim domethënës në rrugën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe sundimit të drejtësisë. Kështu deklaroi eurodeputeti Ilhan Kyçyk, i cili njëkohësisht është raportues për Maqedoninë e Veriut, në konferencën e sotme, ku shpalosën raportet e Komisionit Evropian, i cili më tej porositi që Maqedonia e Veriut të vazhdoj në këtë rrugë. Ndërsa, theksoi e tani është koha që BE-ja të sjellu vendim dhe aksione.

Ilhan Kyçyk, eurodeputet

“Dua t’i referohem raportit tim. Padyshim kemi dërguar sinjal deri te Maqedonia e Veriut se i duhen reforma pro evropiane dhe se jemi dëshmitarë për tentimet e Qeverisë dhe opozitës për të punuar së bashku në mënyrë konstruktive. I bëjmë thirrje që edhe në të ardhmen të vazhdojnë angazhimin e tyre të fuqishëm, kur bëhet fjalë për agjendën evropiane, sepse procesi i zgjerimit nuk ka të bëjë vetëm për ata që janë në Qeveri, por specifikisht, rol kritik luajnë edhe partitë opozitare”.

Ai drejtpërdrejt i dërgoi porosi shoqërisë civile, që të të ju bëjnë thirrje politikanëve dhe vendimmarrësit që të thirren në përgjegjësi, sepse kjo është e rëndësishëm për demokracinë.

Sa i përket çështjeve bilaterale, Kyçyk vlerësoi se nuk janë pjesë e kornizës negociuese, por kur dy vende kanë bashkëpunim të mirë, duhet të gjejnë mënyrë për vendim të përbashkët për historinë dhe të kaluarën.

Sipas tij, të dyja vendet duhet të punojnë për të atë që e gjeneratave e ardhshme të jenë të sigurt në BE, dhe vetëm me dialog mund të arrihet prosporitet në vend.

SHENJA/