A ju besohet: Kjo vajzë nga Maqedonia pardje festoi ditëlindjen e shtatë (Foto)

Sllavica Dimova Varelovska, nga qyteti i Kavadarit në Maqedoni, para dy ditëve ka festuar ditëlindjen e saj të shtatë. A ju besohet? Ajo është një nga personat e rrallë në vend që ka lindur më datë 29 shkurt, datë që bie në çdo katër vite. Sllavica tani është 28 vjeçare, kurse deri më tani ka pasur rastin të festojë vetëm 7 ditëlindje në datën e vërtetë kur ka lindur, sepse 29 shkurti si datë bie vetëm një herë në katër vite, transmeton Gazeta Lajm.
“Sivjet pata mundësi ta festoj ditëlindjen pikërisht në ditën kur kam lindur. Kur vitet nuk janë të brishta, ditëlindjen e festoj më 28 shkurt. Por askush nga të afërmit e mij nuk e pranon atë datë si ditëlindje time, prandaj më urojnë tek më 1 mars”, ka deklaruar ajo për MIA.
Në disa vende të botës është paraqitur një iniciativë për ndryshim të kalendarit, që të mos ketë më vite me nga 366 ditë, por çdo vit të ketë 365 ditë. Sllavica ka dëgjuar për këtë iniciativë, por nuk i pëlqen. Asaj i duket interesante kështu siç është kalendari, ku ka njerëz si ajo që ditëlindjen e vërtetë e festojnë në çdo katër vite.