Gjoka: Fitorja na gëzon, sepse na mban në ritëm

Triumfi bindës 4:1 përballë Makedonija Gj.P. ka sjellë kënaqësi në stafin teknik të Shkëndijës që vlerëson paraqitjen e skuadrës
“Fitorja na gëzon sepse na mban në ritëm, na mban brenda atyre objektivave që kemi. Por sigurisht çdo ndeshje është shumë e vështirë, ju shikoni gjithmonë pjesën e dytë, por pjesa e parë ishte e balancuar, sepse edhe kundërshtari na u përgjigj duke kërkuar edhe ata më të mirën. Mendoj se e rëndësishmë është që të mbajmë ritmin, shumë me rëndësi që ndeshjet sidomos në shtëpi nuk duhet t’i vëndojmë në diskutim për t’i fituar. Ky është problem i madh sepse ne jemi të dënuar për të fituar çdo ndeshje”, deklaroi Gjoka.