Ziberi: S’kam kryer testin për Covid-19, mos manipuloni

Deputeti i BDI-së, Arben Ziberi ka hedhur poshtë shkrimet e publikuara në media një ditë më parë se ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe ka ftuar mediat të mos publikojnë lajmet të pakonfirmuara, shkruan gazeta LAJM. “Nuk kam kryer testimin për të kuptuar nëse jam POZITIV me Covid-19 andaj lus mediat dhe portalet mos të manipulohen me lajme të pa vërteta!”, ka Ziberi shkruar mes tjerash në Facebook.
Më poshtë ju sjellim postimin e plotë të deputetit, Arben Ziberi.

Të nderuar miq dhe familjarë,
Ju njoftoj për dilemat që u përhapën gjatë ditës së djeshme në kohën kur është dashur të jem prezent në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e paraparë për të votuar formimin e Qeverisë.
Nga mëngjesi nuk ndjehesha mirë me shëndet dhe për të mos rrezikuar shëndetin e të tjerëve, në bashkepunim me Kryetarin e Kuvendit si dhe kolegët përreth vendosëm që unë të votoj me protokolle apo i vetëm në Kabinë pa asnjë kontakt me të tjerët.
Nuk kam kryer testimin për të kuptuar nëse jam POZITIV me Covid-19 andaj lus mediat dhe portalet mos të manipulohen me lajme të pa vërteta!
Shëndet për të gjithë!