Është anuluar protesta e artistëve dhe hotelierëve që u paralajmërua se do të mbahej sot para ndërtesës së Qeverisë në Shkup. Vendimi është marrë pas një takimi mes përfaqësuesve të Shoqatës së Artistëve dhe Hotelierëve me ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe. Artistët shqiptarë të intervistuar nga gazeta LAJM, thonë se, në prag të zgjedhjeve kanw vendosur qw të mos lejojnë të njolloset dhe politizohet protesta e tyre. “Humbjet tona janë të mëdha. Qëllimi ynë ishte që sot nga ngrisim zërin për situatën në të cilën ndodhemi. Por, pas konsultave vendosëm që të anulojmë protestën për shkak se jemi në prag të zgjedhjeve dhe për të mos lejuar që protestës t’i jepet kahje politike”, thanë disa nga artistët. Deklaratat e tyre mund t’i ndiqni në videon më poshtë.
Anulohet protesta e artistëve para Qeverisë – këngëtarët: kemi humbje të mëdha nga anulimi i dasmave, por shëndeti ka më shumë rëndësi (VIDEO)
Posted by Lajm TV on Wednesday, July 8, 2020