Policia e Shkupit ka ngritur kallëzim penal ndaj një 24-vjeçari, nën dyshimin për trafikim të paligjshëm të drogës dhe armëmbajtje pa leje.
Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), gjatë bastisjes së banesës së Gj.S. (24), më 3 shkurt 2026, janë sekuestruar marihuanë, pistoletë e markës “Crvena Zastava”, municion, peshore digjitale dhe para në prerje të ndryshme.
Në peshoren digjitale janë konstatuar edhe gjurmë të THC-së dhe kokainës.
Ndaj të dyshuarit është ngritur kallëzim penal për prodhim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe për posedim të paligjshëm të armëve.
Policia nuk ka bërë të ditur sasinë e drogës dhe shumën e parave të sekuestruara.





