Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka vendosur të shqyrtojë mundësinë e përditësimit dhe plotësimit të Marrëveshjes Politike të partisë.
Vendimi u mor në mbledhjen e zgjeruar të Kryesisë Qendrore, të mbajtur sot në selinë e PDSH-së, me pjesëmarrjen e kryetarëve të degëve të partisë.
Gjatë mbledhjes u diskutua për situatën aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për mundësinë e ndryshimit të Marrëveshjes Politike të PDSH-së.
Pas diskutimeve, anëtarët votuan unanimisht formimin e një grupi punues, i cili do të analizojë nëse marrëveshja duhet të përditësohet e plotësohet apo të ruhet në formën aktuale.
Grupi punues do të shqyrtojë të gjitha alternativat dhe do t’i paraqesë propozimet dhe rekomandimet përkatëse për shqyrtim të mëtejshëm.
Burimi: PDSH – Sekretariati për Informim





