Uji në Strugë shtrenjtohet deri në 5 denarë për metër kub, ndërsa kufizimet gjatë natës vazhdojnë

Banorët e Strugës do të paguajnë më shtrenjtë ujin, me një rritje prej 3 deri në 5 denarë për metër kub, ndërkohë që kufizimet e furnizimit gjatë natës vazhdojnë.

Nga Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” thonë se shtrenjtimi do të jetë në përputhje me udhëzimet e Komisionit Rregullator.

Arsyeja e kufizimeve është zvogëlimi i kapacitetit të burimeve ujore. Edhe pse reshjet kanë përmirësuar gjendjen në burimet e Belicës së Epërme, burimi në Shum vazhdon të ketë prurje shumë të ulëta.

Probleme të veçanta me furnizimin kanë banorët e kateve të larta në ndërtesat e vjetra, për shkak të presionit të dobët të ujit.