“Pengesat janë në mendjet tona” – të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova bëjnë thirrje për miqësi.

Të rinjtë nga Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Kosova bëjnë thirrje për më shumë besim, miqësi dhe mirëkuptim, duke theksuar se ndarjet etnike dhe paragjykimet mund të tejkalohen.

Lazi Tefiki nga Tetova vlerësoi se shumë pengesa ekzistojnë vetëm në mendjet tona dhe se ato mund të kapërcehen përmes komunikimit dhe vullnetit për t’u njohur me njëri-tjetrin.

Edhe të rinj të tjerë theksuan rëndësinë e shoqërimit pa paragjykime dhe të ndërtimit të besimit, me qëllim që gjeneratat e reja të bëhen bartëse të paqes dhe stabilitetit në rajon.