LSDM akuzon Qeverinë e Hristijan Mickoskit se deri më 31 tetor nuk ka transferuar 51 milionë euro nga kontributet e qytetarëve në shtyllën e dytë pensionale, duke pretenduar se rrezikohen kursimet e mbi 650 mijë të siguruarve.
Sipas partisë opozitare, Fondi Pensional ka detyrim ligjor që kontributet t’i transferojë brenda pesë ditëve, ndërsa vonesat, siç pretendohet, kanë zgjatur me muaj.
LSDM kërkon transferimin e menjëhershëm të mjeteve dhe ndërhyrjen e Prokurorisë Publike, duke kërkuar hetimin e përgjegjësisë së drejtorit të Fondit Pensional, Nikola Memov.





