Dramë familjare në Çair: I vë flakën makinës së nënës, kërcënon se do ta djegë edhe banesën!

Një incident i rëndë familjar ka ndodhur në lagjen Çair të Shkupit, ku një 28-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën automjetit të nënës së tij, duke kërcënuar se do ta djegë edhe banesën ku jetojnë.

Sipas MPB-së, ngjarja ka ndodhur dje, rreth orës 05:50, kur i dyshuari A.F. (28) dyshohet se ka djegur një automjet të tipit “Opel Corsa”, në pronësi të nënës së tij.

Policia e ka arrestuar rreth orës 06:30, në rrugën “Hristijan Todorovski Karposh” në Shkup.

I dyshuari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.