Iskra Haxhi Vasileva merr drejtimin e Prokurorisë, flet për presionet dhe sfidat

Iskra Haxhi Vasileva ka marrë zyrtarisht drejtimin e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, duke zëvendësuar Islam Abazin.

Duke folur për ndikimet politike dhe presionet ndaj prokurorëve, ajo deklaroi se ato kanë ekzistuar dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë, por integriteti profesional dëshmohet nga mënyra se si prokurorët përballen me to.

Vasileva paralajmëroi se prioritetet e saj do të jenë ndjekja efikase penale, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shfrytëzimi më i mirë i kapaciteteve institucionale.

Ajo theksoi gjithashtu se institucioni përballet me mungesë të theksuar të kuadrit, si në radhët e prokurorëve, ashtu edhe në shërbimin administrativ.