Zëdhënësja e Qeverisë Miteva: Prokuroria të veprojë urgjentisht, pa vonesa!

Zëdhënësja e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Marija Miteva, ka dënuar ashpër dhunën ndaj një vajze të re në Ohër, e cila u rrah brutalisht nga i dashuri i saj.

Miteva kërkoi reagim të menjëhershëm nga Prokuroria Publike, duke theksuar se rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

“E dënoj ashpër dhe pa mëdyshje dhunën ndaj vajzës së re në Ohër. Pres që Prokuroria Publike të veprojë urgjentisht, pa zvarritje! Rasti duhet të zbardhet plotësisht dhe drejtësia të vihet në vend!”, shkroi Miteva në Facebook.

Ajo theksoi se dhuna është e papranueshme dhe se nuk mund të ketë asnjë justifikim, heshtje apo relativizim të rasteve të tilla./Plusinfo.mk