17-vjeçar rrah bashkëmoshatarin në oborrin e shkollës në Shkup, më pas e kërcënon me shokët

Një 17-vjeçar nga Shkupi ka sulmuar fizikisht një nxënës 18-vjeçar në oborrin e një shkolle të mesme në lagjen Gjorçe Petrov, ndërsa më pas, së bashku me shokët e tij, i ka drejtuar edhe kërcënime.
Policia ka zhvilluar bisedë zyrtare me të miturin më 2 nëntor, në prani të prindit të tij.
Nga MPB-ja bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse.