Në Batincë të Studeniçanit është hapur Njësia Amë e Drejtorisë së Librave Amë, njoftoi drejtori Faton Fazliu.
Banorët e kësaj zone tashmë mund të marrin më afër vendbanimit certifikata të lindjes, martesës e vdekjes, si dhe shërbime të tjera administrative.
“Një tjetër premtim i realizuar, një tjetër shërbim më afër banorëve”, deklaroi Fazliu.





