Pas konfliktit familjar 26-vjeçari nga Tetova rrahu babanë, arrestohet nga policia

Më 25.07.2026, në orën 14:50, në Qendrën Klinike të Tetovës, nëpunës policorë të SPB Tetovë e privuan nga liria E.R. (26) nga Tetova mbi dyshime të bazuara për kryerje të veprës penale „Lëndim trupor“. Më parë, në orën 12:45, babai i tij 47-vjeçar kishte raportuar se, pas një grindjeje ndërmjet E.R. dhe bashkëshortes së tij, ai ishte përpjekur t’i qetësonte, por ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës.