Prokuroria Publike hap hetim ndaj ish-drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev

Prokuroria Publike ka hapur hetim kundër ish drejtorit të Inspektoratit Shtetëror të Bujqësisë, Vase Anakiev. Ai u arrestua në flagrancë më 19 mars pasi paraprakisht kishte kërkuar 100 mijë euro nga një pronarë i një kompanie që importonte pleh artificial. Anakiev kishte bërë presion në kontrollet kufitare që të mos lejohet hyrja e mallit, ndërsa kishte kërkuar nga një inspektor fitosanitar që të vepronte në kundërshtim me ligjin dhe mallin që duhej të importohej e kishte obliguar ta mbante për disa dit në Doganë. Më 13 mars, gjashtë ditë para se të arrestohej Anakiev i kishte kërkuar 100 mijë euro nëse pronari i kompanisë dëshiron që t’i lejohet importi i plehut artificial. Më 19 mars, i njëjti ia kishte sjell 50 mijë euro, ndërsa policia e kishte arrestuar pak minuta pasi kishte marrë gjysmën e shumës së kërkuar./Alsat.mk.