Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski duke iu përgjigjur sot pyetjes gazetareske lidhur me pritjet për lëvizjet ekonomike në pjesën e BPV-së, deklaroi se vendi ka shënuar rritje ekonomike.
Ai tha se pavarësisht talljeve nga disa individë, ekonomia e Maqedonisë po fiton.
“Ne mbetemi te ato projeksione që i kishim, se do të jetë mbi 3,5%. Duke pasur parasysh se në tremujorin e parë realizuam një rritje reale prej 3,1%, ndërsa sipas vlerave të harmonizuara 3,3%, respektivisht 3,3% sipas vlerave të harmonizuara në nivel sezonal, që në raport me bruto produktin vendor paraqet një nga rezultatet më të mira në Evropë në këtë moment. Sado që individë të caktuar të duan ta shtrembërojnë të vërtetën ose ta paraqesin atë në mënyrë satirike. Por për ta kam një lajm të keq: Maqedonia po përshpejton, Maqedonia po fiton dhe Maqedonia, si shumë herë në histori, do të fitojë”, tha Mickoski.





