DASH sqaron heqjen e statusit “Non Grata” për Berishën dhe familjen e tij

Zyra e Shtypit e Departamentit Amerikan të Shtetit i është përgjigjur interesit të mediave shqiptare lidhur me lajmin se SHBA ka hequr statusin “non grata” për kreun e Partisë Demokratike Sali Berisha.

Një zëdhënës i DASH konfirmoi se “janë dhënë përjashtime për personat e prekur nga masat”.

“Departamenti i Shtetit ka lëshuar përjashtime për disa përcaktime 7031(c) të vendosura gjatë administratës së mëparshme, sepse dhënia e përjashtimeve i shërben një interesi kombëtar bindës”, – thuhet në përgjigjen e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Lapsi.al mësohen se ndalimi për të udhëtuar në SHBA është shfuqizuar edhe për Liri Berishën, bashkëshorten e ish-kryeministrit si dhe për dy fëmijët e e tyre, Argita dhe Shkëlzen Berisha.

Lajmi për heqjen e non gratës qarkulloi që paraditen e së enjtes ndërsa Berisha u prit me duartrokitje nga deputetët e tij në sallën e Kuvendit. I pyetur nga gazetarët, ai nuk dha detaje të mëtejshme, por u mjaftua me fjalët: “Unë erdha, u krye”. ©LAPSI.al