Strugë, nëna i linte fëmijët e mitur të flinin në veturë derisa shkonte në punë, intervenon policia

Mbrëmë në ora 00:03, në SPB Strugë, V.S. ka denoncuar se bashkëshortja e tij N.S. (41) i linte fëmijët e tyre të mitur të flinin në veturën e saj, ndërsa ajo shkonte në punë.

Me autorizim të prokurorit publik, zyrtarët policorë kanë ndërmarrë masa dhe në një veturë të parkuar në një parking me dhe në rrugën “Vlado Maleski”, i kanë gjetur fëmijët duke fjetur.

Fëmijët janë marrë dhe i janë dorëzuar babait të tyre, V.S., njoftuan nga policia.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit, ndërsa pas dokumentimit të tij ndaj gruas do të parashtrohet kallëzim përkatës.