Një burrë 73-vjeçar nga fshati Grushinë humbi jetën pasi u kap nga një traktor me makinë mbledhëse të kashtës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
“Më 08.06.2026, rreth orës 19:00, SPB Shkup ka pranuar informacion nga një institucion privat shëndetësor në fshatin Haraçinë, rrethina e Shkupi, se tek ata ishte sjellë pa shenja jete I.Sh. (73) nga fshati Grushinë, rrethina e Shkupit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Nëpunës policorë nga SPB Shkup zhvilluan bisedë zyrtare me vëllain e të ndjerit.
Sipas deklaratës së tij, aksidenti ndodhi në momentin kur tashmë i ndjeri I. Sh. (73) e kishte ndezur traktorin. Meqenëse automjeti ishte lënë në marsh dhe në të ishte e montuar makina mbledhëse e kashtës, traktori papritur filloi të lëvizte. Gjatë kësaj, pajisja për mbledhjen e kashtës e kapi burrin, thuhet në buletinin e sotëm policor.
Gjatë rrugës për në institucionin shëndetësor, ai ka ndërruar jetë. Me urdhër të prokurorit publik, trupi i të ndjerit iu dorëzua familjes.





