13 shoferë të arrestuar për vozitje të pakujdesshme, tre shkaktuan aksidente

Janë privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, prej të cilëve tre kanë shkaktuar aksidente trafiku, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi dhe njëri nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë kanë privuar nga liria 13 shoferë për drejtim të pakujdesshëm të automjeteve, prej të cilëve tre kanë shkaktuar aksidente trafiku, 12 kanë vozitur pa patentë shoferi dhe njëri ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Dy shoferë në Gjevgjeli (njëri prej tyre edhe nën ndikimin e alkoolit), si dhe nga një në Shkup, Tetovë, Gostivar, Vallandovë, Dibër, Ohër, Manastir, Kumanovë, Veles dhe Sveti Nikollë kanë drejtuar automjete pa patentë shoferi. Shoferët në Veles dhe Sveti Nikollë kanë shkaktuar gjithashtu aksidente trafiku. Një shofer në Kumanovë ka drejtuar një motoçikletë nën ndikimin e alkoolit dhe ka shkaktuar aksident trafiku. Pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzimet përkatëse penale”, njoftuan nga MPB.
MPB apelon që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kontribuojnë për një trafik më të sigurt./Alsat.mk.