Brukseli nuk miraton raportin IBAR, ja kur kemi “shansin” e radhës

IBAR, Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme për Shqipërinë nuk është miratuar as në mbledhjen e fundit, zhvilluar në Bruksel mes përfaqësuesve të Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. IBAR është një nga dokumentet më të rëndësishme në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

Raporti lidhet kryesisht me dy kapitujt më të ndjeshëm të negociatave të Shqipërisë me BE-në Kapitulli 23 dhe ai 24, në fokus të së cilave janë sundimi i ligjit, pavarësia e sistemit të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe respektimi i të drejtave themelore.

Duket se vendet anëtare të BE-së me refuzimin për miratimin e IBAR mbledhjen e së martës, nuk janë të bindura me plotësimin e kritereve apo kushteve të vendosura ndaj qeverisë shqiptare, me qëllim ecjen përpara me procesin negociues.

Miratimi i Raporti i Vlerësimit të Piketave të Ndërmjetme, do të bënte të mundur që Shqipëria mund të ecë drejt mbylljes së kapitujve negociues, duke i dhënë më shumë besim procesit të integrimit.

Ndërkohë mungesa e votimit të këtij dokumenti procesi mund të ngadalësohet, kapitujt nuk mbyllen dhe vendi mbetet në një periudhë “pritjeje”.

Ndërkohë parashikohen të zhvillohen edhe mbledhje të tjera në datat 19 dhe 22 Maj.

Procesi i integrimit evropian, ka shkaktuar debate e replika mes mazhorancës dhe opozitës.

Për shumicën politike, Shqipëria ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe për pasojë vijon me bindje të mbështesë ambicien për mbylljen e të gjitha kapitujve negociues deri në fund të vitit 2027.

Ndërkohë që opozita thekson se mungesa e miratimit të IBAR për shkak të mbrojtjes politike që mazhoranca socialiste i bëri Belinda Ballukut, kur rrëzoi kërkesën e SPAK për arrestimin e saj.