I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin, është ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, raporton GazetaBlic.Haziri ka deklaruar se bashkimi politik mes LDK-së dhe Vjosa Osmani për zgjedhjet e 7 qershorit është bërë me synimin për të krijuar një garë të përbashkët dhe për të dalë nga kriza politike në vend.
“Bukfalisht në kuptimin më të mirë për me kuptu të gjithë, është bashkim për një garë të përbashkët, bashkim me LDK për një garë të përbashkët. Kjo është në parim me atë që Lumiri dhe Vjosa kanë arrit me e përfundu, me mbyll duke bisedu dhe duke negociu shumë. Nuk është parë një rol partneriteti ose diçka, por duke bisedu dhe duke pa agjenden që e ka Republika e Kosovë sot në tavoilnë tash e gati 2 vjet nuk është prekë, ajo agjendë nuk është e lehtë që sot instucionet e Republikës e kanë, duke e pa gjendjen ekonomike në vend, duke i pa problemet dhe tensionet politike në rajon dhe zhvillimet se cka po ndodhin, atëherë është dashtë me bë një hap më të madh për ta afru këtë garë”, tha ai.Tutje ai shtoi se pranimi nga Abdixhiku që Osmani të jetë bartëse e listës për zgjedhjet e 7 qershorit tregon gatishmërinë e LDK-së për t’u hapur ndaj figurave që, sipas tij, i përkasin frymës politike të Ibrahim Rugovës dhe rugovizmit.
Ai theksoi se qëllimi kryesor i këtij bashkimi është “thyerja e qarkut të mbyllur politik” që, sipas tij, është krijuar nga Albin Kurti.“Në radhë të parë është meritë e Lumirit që ka pranu dhe ka sygjeru që Vjosa me qenë bartëse e listës politike në zgjedhjet e 7 qershorit, tregon shumë për gatishmërinë e LDK me u hapë ndaj gjithë atyre që mund të kontribojnë, mund të japin kontribut, emra dhe njerëz të shkollës politike të Ibrahim Rugovës, rugovizmit. Ky qëllim i përbashkët me 7 qershor na ka bë bashkë, unë e di që në politikë gjithmonë konsumohet cka ka përtej kësaj ose më shumë, për ne ky hap i 7 qershorit është me thy qarkun e mbyllur që e ka blindu Albin Kurti. Kur mbyllet qarku politik dhe kur nuk mundet me dal prej këtij qarku politik, nënkupton që nuk ka bashkëpunim, nuk ka vullnet për bashkëpunim”, u shpreh ai.
Sipas tij, çdo subjekt politik nis garën nga pozicioni zero, por pas zgjedhjeve duhet të ndërtohet bashkëpunim për krijimin e institucioneve funksionale.“Çdo garë fillon prej pozicionit 0, krejt garojmë me bindjen për me fitu sa më shumë mbështetje, dhe kjo sa më shumë mbështetje për mu nënkupton që duhet me fitu besimin për me ndërtu institucione, dhe duhet të tjerëve me u tregu që në momentin që rezultati zgjedhor zbardhet unë filloj ndërtimin e institucioneve në bashkëpunim me të gjitha partitë politike, dhe ulesh e bisedon me ndërtu mirëkuptim e bashkëpunim për me dal nga kriza politike, në momentin që nuk zbardh agjendë, nuk ndërton bashkëpunim, vazhdon me inkubu kriza politike, carku i mbyllun është i padepërtueshëm i pa thyeshëm”, theksoi ai.
Haziri tha se LDK synon të ndërtojë institucione në afat të rregullt dhe të bashkëpunojë me të gjitha partitë politike shqiptare dhe komunitetet në Kosovë.“LDK me rritjen e besimit qytetarë për rolin e vet, ka me ndërtu institucione në afat të rregullt dhe ka me arrit me ndërtu bashkëpunim me të gjitha partitë politike, shqiptare në radhë të parë dhe me gjitha komunitetet që janë pjesë e organizimit kushtetues sepse janë banorë të Republikës së Kosovës”, tha Haziri.
Ai kritikoi gjendjen aktuale politike në vend, duke thënë se bashkëpunimi institucional është zero, ndërsa shtoi se LDK aktualisht është e vetmja parti që ruan komunikim politik me të gjitha subjektet shqiptare dhe komunitetet joshumicë.“Natyrisht kjo nuk është e lehtë, e lehtë është të thuhet, sepse në Kosovë sot nuk ka bashkëpunim institucional është 0, mungesë e vullnetit politik, ka komunikim partiak por nuk ka bashkëpunim. LDK është e vetmja parti që po mban bashkëpunim politik me të gjitha partitë politike shqiptare në këtë fazë dhe me grupet e komuniteteve, përjashto problemet me Listën Serbe që në Kosovë janë tash sidomos pas sulmit terrorrist në Banjskë, por për LDK një mardhënie e ngrirë është nga marsi i vitit 20217 dhe ne e kemi konfirmuar cdo herë që ka pas procese zgjedhore”, përfundoi Haizri për GazetaBlic.



