VLEN zgjedhë lidershipin, Mexhiti dhe Kasami marrin timonin partiak

Kongresi i koalicionit VLEN ka miratuar pikën për zgjedhjen e strukturave drejtuese të subjektit politik.

Për bashkryetarë të VLEN-it janë zgjedhur Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami, ndërsa postin e sekretarit gjeneral do ta mbajë Bekim Sali.

Në funksionin e nënkryetarëve janë emëruar Mimoza Musa dhe Bekim Qoku.

Vendimet u miratuan në kuadër të Kongresit të VLEN-it, ku u diskutua edhe për organizimin dhe drejtimin e mëtejmë të koalicionit në skenën politike në vend.