Osmani dhe Abdixhiku sot mbajnë “tubimin e bashkimit”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku së bashku me të propozuarën e këtij subjekti politik për presidente, Vjosa Osmani sot do të mbajnë një tubim.

Kjo është bërë e ditur nga vetë Abdixhiku, duke njoftuar se tubimi që e quajti “tubimi i bashkimit”, do të mbahet me fillim nga ora 18:00.

Ai, dje pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të partisë, njoftoi se Osmani do të jetë bartëse e listës së LDK-së, dhe kandidate për presidente, ndërsa ai vet do të jetë kandidat për kryeministër, për zgjedhjet e 7 qershorit.