“E fortë, e zgjuar”, Melania Trump e kuptoi “para kohe” se kishte të shtëna

Pasi dëgjoi një krismë të fortë, ishte Zonja e Parë ajo që “e kuptoi paraprakisht” se kishte të shtëna në darkë, tha Donald Trump.

Presidenti amerikan përshkroi se si ata në tavolinën e sipërme fillimisht nuk ishin të sigurt nëse krisma e fortë që dëgjuan ishte një tabaka e rënë e kamerierit apo një armë, transmeton Klankosova.tv.

Duke folur në programin “60 Minutes” të CBS News mbrëmë, ai përshkroi se si Melania Trump dukej “shumë e mërzitur” por se “ajo e dinte çfarë po ndodhte” dhe e përballoi mirë.

“Ajo është shumë e fortë, e zgjuar. E kuptoi”, shtoi Trump./Klankosova.tv.