“Shumë i guximshëm”, Trump e quan Mbretin Charles “mik të mirë”

Pasi Pallati i Buckinghamit konfirmoi dje se vizita shtetërore e Mbretit në ShBA do të zhvillohej, Donald Trump diskutoi udhëtimin në Fox News mbrume.

“Para se gjithash, Mbreti Charles po vjen dhe ai është i shkëlqyer. Ne mezi e presim. Ai është person fantastik dhe një përfaqësues i jashtëzakonshëm”, tha presidenti amerikan, transmeton Klankosova.tv.

Duke iu referuar trajtimit të kancerit të Mbretit, ai shtoi: “Ai ka një problem, siç e dini, me një problem shumë të dokumentuar mirë me shëndetin e tij dhe ka qenë i mrekullueshëm. Në fakt, ai është shumë i guximshëm në të vërtetë”.

“Është mik i imi për një kohë të gjatë. Pra, ai po vjen dhe ne do të kalojmë shumë mirë. Ai përfaqson kombin e tij si askush tjetër”, shtoi Trump.