Aksident i rëndë mes veturës dhe furgonit të policisë në rrugën Tetovë-Jazhincë

Më 16.04.2026, në orën 06:40, në SPB Tetovë është denoncuar se në udhëkryqin që lidh rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë me rrugën lokale për në fshatin Tearcë, ka ndodhur një aksident komunikacioni midis një automjeti të udhëtarëve „Peugeot“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga 44-vjeçarja H.M. nga fshati Tearcë, dhe një furgoni „Citroen“, pronë e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), i drejtuar nga D.S. (49) nga fshati Jegunoc i Tetovës.

​Në këtë aksident, lëndime trupore ka pësuar drejtuesja H.M., të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Tetovë.