Sindikata e Kulturës protestoi për paga më të larta

Sindikata e Kulturës protestoi sot para Ministrisë së Kulturës, për siç thonë, mos-respektimin e marrëveshjeve kolektive dhe injorimin institucional të punëtorëve në kulturë.

Paraprakisht, protesta u mbështet edhe nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

“Nuk bëhet fjalë vetëm për Marrëveshjen Kolektive të Kulturës, por për të gjitha marrëveshjet kolektive në të cilat është përcaktuar mënyra dhe metodologjia e llogaritjes së pagës, pavarësisht nëse bëhet fjalë për pagën mesatare apo minimale sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse është paga më e ulët sipas koeficientit të kompleksitetit, pavarësisht nëse bëhet fjalë për përqindje shtesë për rritjen e pagës, etj”, shkroi Sllobodan Trendafillov, kryetar i LSM-së.

Nga Ministria e Kulturës nuk dhanë ndonjë sqarim, teksa pritet të dihet ditëve në vazhdim zgjidhja për këtë çështje.