Presioni dhe rrëzimi i qeverisë Kurti!

Medai Shaholli

Sot, parlamenti i Kosovës do të votoj qeverinë e re pas vendimit skandaloz të Gjykatës Kushtetuese e cila nën presionin e klanit Pronto, ndau padrejtësi duke e konsideruar dekretetin e presidentit Thaçi në përputhje me kushtetutën.
Ata legjitimun padrejtësinë lidhur me pazarin politik të kapjes së shtetit përmes mandatimit të kandidatit të LDK-së, Abdullah Hoti për kryeministër të qeverisë së re.

Mandatimi i qeverisë së re dhe votimi i saj sot në parlamentin e Kosovës nuk i jep zgjidhje krizës politike, përkundrazi do ta thellojë atë deri në mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme si i vetmi opsion i legjimitetit të qeverisjes së vendit.

Rikapja e shtetit nga klanet mafioze do ta zgjas krizën politike edhe për disa muaj, mirëpo populli i Kosovës nuk duhet ta pranoj këtë nënshtrim të lirisë dhe përdhunim të votës së lirë.
Protestat masive popullore janë të ligjshme për ta kërkuar rrëzimin e kësaj qeverie të paligjshme nga ana morale pasi shmang dhe shtyp të drejtën e fituesit të mandatuar nga verdikti popullor i dalë nga 6 tetori i vitit të kaluar.

Kjo do të jetë qeveria e klaneve mafioze që do të qeverisë vendin edhe për ca kohë, derisa shqiptarët e Kosovës do të zgjohen dhe do të kuptojnë se po i qeverisin lista serbe dhe dhe hajdutët e klaneve të ndryshme kriminale, të cilët duhen rrëzuar me patjetër përmes protestave në mbarë vendin, si e drejtë legjitime e mospajtimit me një qeveri të dalë nga pazaret e ndyra politike për ta kapur dhe zhvatur shtetin dhe pushtetin për interesa të ngushta grupore.