Për dy ditë 9 raste të reja me koronavirus në komunën e Likovës

– Lajm i dhimbshëm – VETËM DJE DHE SOT NË KOMUNËN E LIKOVËS PLUS 9 RASTE TË REJA – POZITIV ME CORONA VIRUS COVID19 DHE 1 RAST FATAL – VDEKJE.

– Prandaj edhe njëher kërkojm duke iu lutur me sinqeritetin më të madh që në përpikmëri t’i përmbahemi respektimit të rekomandimeve, edhe ate do veçonim disa :

– Mos të grumbullohemi askund, dmth gjithmon të jemi në numër sa më të vogël;

– Të respektojm distancën fizike prej minimumi 2 m larg njëri – tjetrit;

– Të përdorim maskat mbrojtëse dhe dorëzat ( apo larje e shpesht e duarve), pasi që tani më është obligim i çdo qytetari.

– Mjaft më, konspiracioneve të rrjeteve sociale, e gjithë bota është çu në këmbë, se si duhet vepru për mu ballafaqu me këtë gjendje të rëndë, tek ne fatkeqësisht disa ende, merren me gjëra të cilat nuk mbajn aspak.

– Deri më tani për fat të keq veç në komunën tonë, nga virusi Corona 19 kan humbur jetën 5 qytetarë tanë, ku rastin e fundit e kemi në f. Mateç. /Erkan Arifi