Vazhdoi rritja e çmimeve në industrinë e Maqedonisë së Veriut

Në industrinë e Maqedonisë së Veriut përsëri u regjistruar rritje e çmimeve të produkteve, krahasuar me muajin dhe vitin paraprak, transmeton Portalb.mk.

“Çmimet e shitjes së prodhuesve të produkteve industriale, totali, në muajin janar të vitit 2026 janë zmadhuar për 1.0% krahasuar me muajin paraprak dhe 3.8% krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raporton Enti Shtetëror i Statistikave.

Krahasuar me janarin e kaluar, rritje më e madhe u regjistrua te minierat (13.1 %) dhe furnizimi me energji elektrike (10 %), ndërsa krahasuar me muajin paraprak, te minierat kemi rritje për 6.3 %, ndërsa te furnizimi me energji elektrike (8.1 %).