Më 26.02.2026, në ora 22:40, në SPB Tetovë, personi Q.I. (78) nga fshati Strimnicë e Tetovës, ka raportuar se në fshat është vjedhur një automjet i llojit „Volkswagen Golf“ me targa të Tetovës. Automjeti ishte në pronësi të një personi tjetër, por përdorej nga raportuesi dhe ishte lënë i parkuar me çelësin në bravë.
Sipas denoncimit, personi që ka marrë automjetin, duke lëvizur drejt fshatit Palaticë, ka shkaktuar një aksident trafikun duke u përplasur me objektin e një marketi, pas së cilës është larguar nga vendi i ngjarjes.
Nga ky aksident, lëndime trupore ka pësuar punëtorja e marketit, L.K. (23) nga fshati Palaticë, të cilat janë konstatuar në Qendrën Klinike të Tetovës, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme materiale në objekt. Me urdhër të prokurorit publik, automjeti është dërguar në ambientet e SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rastit.





