Pas javës se dytë të janarit të sivjemë, Kumanova është radhitur ndër qytetet me më shumë qytetarë të sëmurë nga gripi. Gjatë javës së dytë të muajit janar të vitit 2026, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 2,322 raste të gripit, që paraqet rritje prej 34.6 përqind ose 2.2 herë krahasuar me javën e kaluar.
Kumanova është në vendin e tretë me 266 raste të gripit.
Sa i përket shpërndarjes së moshës, më të infektuarit janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç – 1,378. Më pas vijnë 369 persona mbi 65 vjeç, 316 fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç dhe 259 fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç. Incidenca më e lartë është regjistruar tek fëmijët e moshës 0 deri në 4 vjeç.
Gjatë javës së dytë të vitit 2026, u raportua edhe një vdekje e lidhur me gripin. Bëhet fjalë për një grua 75-vjeçare nga Shkupi.
Portali KUMANOVA SOT





