Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi është thelbësor për të drejtat e njeriut, votimi i tij do të jetë detyra e parë e shumicës së re parlamentare të LSDM-së.
LSDM shpreh shqetësim serioz për shfuqizimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, i cili është i patjetërsueshëm për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Maqedoninë e Veriut.
Ligji u përgatit në bashkëpunim me sektorin joqeveritar dhe ishte erë në shpinë për të përshpejtuar procesin e integrimit evropian të vendit tonë. Me të u mundësua Komisioni profesional për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi, me kompetenca të zgjeruara në fushën e parandalimit, pa ndikime politike dhe partiake, ndërsa për herë të parë identiteti gjinor dhe orientimi seksual u prezantuan si bazë për diskriminim.
Prandaj, menjëherë pas zgjedhjeve, detyra e parë e shumicës së re parlamentare, e udhëhequr nga LSDM-ja, do të jetë mbyllja e kësaj çështje, duke miratuar ligj të ri që do të mbrojë nga çdo formë diskriminimi, përmes procedurës që do të jetë plotësisht kushtetuese dhe e padiskutueshme.
Qendra për komunikime me publikun e LSDM-së