Rikthehet ndotja e ajrit në kryeqytet

Pas koronavirusit, në vend rikthehet edhe ndotja e ajrit. Bëhet fjalë për grimcat e pluhurit të saharës. Gjatë ditës është vërejtur situatë e rënduar me cilësinë e ajrit, në mënyrë të veçantë për grimcat e PM2.5 dhe PM10. Ajri më i ndotur është regjistruar në Shkup, Kumanovë, Tetovë dhe Manastir. Madje qytetarët janë ankuar edhe për tharje të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje. Mjekët rekomandojnë që në periudha të këtilla kur vendi ndodhet nën ndikimin e pluhurit saharian nga Afrika Veriore qytetarët të shmangin daljen jashtë.