Bodiversiteti, qëndrueshmëria ekologjike dhe vazhdueshmëria e Parkut Kombëtar “Sanjiangyuan” në provincën Qinghai të Kinës Veriperëndimore, i njohur si “Depozita e ujit e Kinës”, janë përmirësuar dukshëm, falë punës së rojtarëve ekologjikë vendorë, duke shënuar përparim të fundit të vendit në mbrojtjen e mjedisit.
Parku Kombëtar “Sanjiangyuan” përfshin mbi 3 000 lloje të bimëve e 310 lloje të kafshëve të egra alpine të regjistruara, ku 21 432 rojtarë ekologjikë e mbrojnë parkun ditë e natë.
Kapaciteti vjetor i ruajtjes së ujit në burimin e kësaj zone është rritur me mbi 6 %. Numri i antilopave tibetiane të rrezikuara është shtuar nga mbi 20 000 në periudhën fillestare të mbrojtjes në mbi 70 000 sot. Leopardët e borës dhe leopardët e Kinës Veriore, po ashtu dikur të rrallë, tashmë duken shpesh, ndërsa krillat qafëzeza dhe shqiponjat e arta fluturojnë në qiellin blu.