Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në prag të mbledhjes së nesërme të Komisionit për sëmundje infektive, porositi që gjatë diskutimit për mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, anëtarët të kenë parasysh betimin e dhënë si mjek dhe të vendosin në interes të qytetarëve dhe jo në interes të siç u shpreh ai Zoran Zaevit e Radmilla Sheqerinskës.
“Unë jam i bindur se, nëse Filipçe dhe të tjerët vendosin të veprojnë si mjek dhe njerëz që vërtet brengosen për shëndetin e qytetarëve, nuk kam dilema se qëndrimi i tyre do të jetë ndryshe nga dëshirat e ZoranZaevit, Radmilla Sheqerinskës dhe ëksaj udhëheqësie të LSDM-së”, tha Micksoki.