Nis funksionimin ” Fshati i Sportistëve” të Lojërave të 9-ta dimërore aziatike

Nis nga funksionimi “Fshati i Sportistëve” i sporteve të akullit të Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike

Të premten filloi funksionimin zyrtar “Fshati i Sportistëve” i sporteve të akullit i Lojërave të 9-ta Dimërore Aziatike. Deri tani, mbi 100 veta nga 12 vende e rajone janë regjistruar për të banuar këtu.

Qysh nga 27 janari, kur u bë hapja paraprake e tij, delegacione të ndryshme kanë mbërritur me radhë në “Fshatin e Sportistëve”. Gjatë periudhës së Lojërave, mbi 900 sportistë e funksionarë nga 24 vende e rajone do të banojnë aty.

Gjithashtu u vu zyrtarisht në funksionim për gazetarët dhe transmetuesit e regjistruar të medias Qendra Kryesore Mediatike e Lojërave Dimërore Aziatike.

Qendra Kryesore Mediatike e Lojërave Dimërore Aziatike ndahet në dy pjesë: në qendrën kryesore të lajmeve dhe qendrën e transmetimeve ndërkombëtare, të cilat u ofrojnë shërbime reporterëve të medias dhe transmetuesve të regjistruar.