Në orën 20:00 të së martës u shfaq Galaja e Festës së Pranverës 2025 e Grupit Mediatik të Kinës (CMG), duke sjellë një festë kulturore të mbushur me risi e gëzim dhe duke përcjellë urimet e sinqerta për Vitin e Gjarprit për audiencën brenda dhe jashtë vendit.
Foto nga CMG
Galaja e Vitit të Gjarprit e CMG-së shënoi rekorde të reja shikueshmërie gjatë transmetimeve të drejtpërdrejta dhe ndërveprimeve në mediat e reja brenda vendit. Sipas statistikave fillestare, numri i shikimeve në platformat e mediave të reja arriti në 2.817 miliardë, nga 2.127 miliardë vitin e kaluar, me një rritje prej 690 milionë. Numri i shikimeve të transmetimeve të drejtpërdrejta të galasë në ekranet vertikale arriti 496 milionë, duke pasur një rritje 18.09 % krahasuar me galanë e vitit të kaluar. Numri i shikuesve të transmetimeve të drejtpërdrejta ishte 286 milionë, 14.4 % më shumë. Numri i leximeve rreth temës së galasë në mediat sociale arriti në 16.6 miliardë, duke u rritur me 550 milionë, ndërsa numri i ndërveprimeve rreth kësaj teme në mediat sociale arriti 670 milionë, duke u shtuar 13.75%. Numri i shikimeve të transmetimeve në gjuhën e shenjave arriti në 52 milionë në të gjitha platformat mediatike.
Foto nga CMG
Kjo gala vendosi rekorde të reja edhe në shpërndarjen ndërkombëtare. Kanalet e CGTN-it në gjuhën angleze, spanjolle, frënge, arabe e ruse, platformat e mediave të reja në 82 gjuhë, si dhe mbi 2900 media ndërkombëtare e transmetuan ose e raportuan galanë. Numri i leximeve jashtë Kinës ishte mbi 1.59 miliardë dhe ai i shikimeve 520 milionë. Numri i transmetimeve të drejtpërdrejta në platformat sociale të CCTV-së për shikuesit jashtë vendit arriti një rekord prej 73.37 milionë, me një rritje 21.39 % krahasuar me galanë e vitit të kaluar. Platforma kryesore japoneze e videove “Niconico” e transmetoi galanë për të dhjetin vit radhas, me më shumë se 101 000 shikues në të njëjtën kohë.
Foto nga CMG
Në mbarë botën, 3 508 ekrane publike në 136 qytete të 87 vendeve promovuan ose transmetuan galanë. Numri i ekraneve u rrit me 223 krahasuar me vitin e kaluar, ndërsa numri i vendeve dhe qyteteve të përfshira u shtua përkatësisht me 77.55 % dhe 51 %.